tuxpaint-pencil-sharpener/docs/sq_AL.UTF-8/ENVVARS.txt
Bill Kendrick a620c44526 Regen docs after French updates
h/t Jacques

Also, after date bumps
2025-05-02 23:13:01 +01:00

106 lines
4.4 KiB
Text
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

Tux Paint
version 0.9.35
Dokumentim Ndryshoresh të Mjedisit
Të drejta kopjimi © 2021-2025 nga kontribues të ndryshëm; shihni AUTHORS.txt.
https://tuxpaint.org/
2 maj 2025
-------------------------------------------------------------------------------
Tux Paint-i njeh një numër ndryshoresh mjedisi, qoftë drejtpërsëdrejti, qoftë
tërthorazi nga bibliotekat që përdor.
### Ndryshore mjedisi të lidhura me depozitim ###
→ HOME ←
Përcakton “drejtorinë shtëpi” të përdoruesit, që përdoret për të vendosur
kartela dhe drejtori të tjera të shumta. Në disa raste përdoret si pjesë e
një vendndodhje rrugëdalje, kur sjanë ujdisur ndryshore të tjera mjedisi
(gjetkë në këtë dokumentim). Ndonjëherë, vendndodhja për tu përdorur mund
të anashkalohet nga mundësi të dhëna në rreshtin e urdhrave, ose përmes
kartelës së formësimit të Tux Paint-it. Për hollësi, shihni “MUNDËSITË”.
Në pak shembuj se ku përdoret “$HOME” përfshihen:
o Vendndodhja e kartelës së formësimit të Tux Paint-it
o Baza se ku ruan dhe ngarkon Tux Paint-i vizatimet e përdoruesve
o Vendndodhja e një koleksioni privat të përdoruesit të kartelave të të
dhënave — stampave, penelave, etj. — (kundrejt atyre që mund të
përdoren nga krejt sistemi)
→ XDG_CONFIG_HOME ←
Në Linux dhe platforma të tjera ku përdoren standardet e Grupit Desktopi X,
vendndodhja e kartelave të formësimeve të përdoruesit. Hollësisht, ku të
gjendet “user-dirs.dirs”, ku “XDG_PICTURES_DIR” duhet përcaktuar. Përdoret
për eksportim vizatimesh dhe GIF-esh të animuar. Përgjithësisht, caktohet
diçka e ngjashme me “$HOME/Pictures/”. Në mos u përcaktoftë, Tux Paint
kontrollon te drejtoria “$HOME/.config/”. Nëse sgjendet dot formësimi, Tux
Paint-i thjesht eksporton vizatime dhe GIF-e te “$HOME”.
→ XDG_DATA_HOME ←
Në Linux dhe platforma të tjera ku përdoren standardet e Grupit Desktopi X,
vendndodhja e kartelave të formësimeve të përdoruesit. Hollësisht, ku të
gjendet drejtoria “Trash”. Përdoret kur fshihen figura nga dialogu “Hap” i
Tux Paint-it. Në mos u përcaktoftë, përdoret vendndodhja “$HOME/.local/
share/Trash/”, në pastë. Nëse jo, figurat thjesht fshihen, në vend se të
kalohe gjetiu.
→ TEMP ←
Përcakton vendndodhjen ku mund të krijohen kartela të përkohshme. E
përdorur nga Tux Paint-i vetëm në OSe Microsoft Windows. Përdor “userdata”,
nëse sështë ujdisur.
### Ndryshore mjedisi të lidhura me gjuhët ###
→ LANG ←
→ LANGUAGE ←
→ LC_ALL ←
→ LC_MESSAGES ←
Specify the language Tux Paint should utilize in its user interface.
Overridden by the "--lang" and "--locale" command-line options or their
configuration file counterparts. The "LANGUAGE" environment variable is
used, if set. If not, "LC_ALL" is used as a fallback. Then "LC_MESSAGES",
and finally "LANG".
### Ndryshore mjedisi të lidhura me ekranin ###
Sa vijon janë pak nga ndryshoret e mjedisit të mbuluara nga Simple DirectMedia
Layer (libSDL) — të cilat Tux Paint-i i përdorr për të shfaqur elementë
grafikë, për të luajtur tinguj dhe për të marrë sinjale për miun, tastierën dhe
joystick-un — dhe që mund të jenë të dobishme për për përdorues të Tux
Paint-it.
→ SDL_VIDEO_ALLOW_SCREENSAVER ←
Përcakton nëse Tux Paint-i duhet të lejojë xhirimin e një kursyesi ekrani.
Mund të vihet '1' (true) nga vetëm Tux Paint-i, duke dhënë mundësinë
“--allowscreensaver” në rresht urdhrash, ose te pjesa përkatëse e kartelës
së formësimit.
→ SDL_VIDEO_WINDOW_POS ←
Kërkesa ku të vendoset dritarja e Tux Paint-it dhe mund të përdoret për të
përcaktuar në cilin ekrani të vendoset një Tux Paint sa krejt ekrani, në
një sistem me shumë monitorë. Nëse nuk është ujdisur, ose ujdisur si
“nopref” (që do të thotë “pa parapëlqim”), vendos Simple DirectMedia Layer
(libSDL). Mund të vihet sa një koordinatë X,Y (p.sh., 200,100), ose
“center” (që do të thotë “qendër”).