1138 lines
50 KiB
Text
1138 lines
50 KiB
Text
Thellim
|
||
Tux Paint
|
||
version 0.9.33
|
||
|
||
Të drejta kopjimi © 2002-2024 nga kontribues të ndryshëm; shihni AUTHORS.txt.
|
||
https://tuxpaint.org/
|
||
|
||
29 prill 2024
|
||
|
||
+------------------------------------------------------------------------+
|
||
| Pasqyrë e Lëndës |
|
||
|------------------------------------------------------------------------|
|
||
| * Ku Venë Kartelat |
|
||
| + Kartela Standarde |
|
||
| + Kartela Personale |
|
||
| * Penela |
|
||
| + Brush Descriptive Text |
|
||
| + Mundësi Penelash |
|
||
| * Stampa |
|
||
| + Figura stampash |
|
||
| + Tekst Përshkrues për Stampat |
|
||
| + Efekte Zanore Stampash |
|
||
| + Tingull Përshkrues Stampash |
|
||
| + Mundësi Stampash |
|
||
| + Stampa të kthyera në anë tjetër dhe të pasqyruara paraprakisht |
|
||
| * Shkronja |
|
||
| * “Fillesa” |
|
||
| + Fillesa Në Stil Libri Për Ngjyrosje |
|
||
| + Fillesa Në Stil Skenash |
|
||
| + Mundësi Fillesash |
|
||
| * 'Gjedhe' |
|
||
| + Mundësi Gjedhesh |
|
||
| * Përkthime |
|
||
| * Metoda Alternative Dhënieje |
|
||
| * Tastierë Në Ekran |
|
||
| * Mjete Magjike |
|
||
+------------------------------------------------------------------------+
|
||
|
||
Nëse dëshironi të shtoni ose të ndryshoni gjëra të tilla si Penela, Fillesa,
|
||
Vula Gome dhe lëndë tjetër të përdorur nga Tux Paint-i, mund ta bëni kollaj
|
||
këtë, duke shtuar, ndryshuar, ose hequr kartelat ku kërkon për to Tux Paint-i.
|
||
|
||
💡 Shënim: Që ndryshimet të hyjnë në fuqi, do të duhet të rinisni Tux Paint-in.
|
||
|
||
Ku Venë Kartelat
|
||
|
||
Kartela Standarde
|
||
|
||
Tux Paint-i kërkon për kartelat e veta të ndryshme të të dhënave në drejtorinë
|
||
e vet 'data'.
|
||
|
||
Linux dhe Unix
|
||
|
||
Ku gjendet kjo drejtori varet nga vlera që qe caktuar për “DATA_PREFIX”,
|
||
kur u montua Tux Paint-i. Për hollësi, shihni “Dokumentim instalimit”.
|
||
|
||
Si parazgjedhje, ama, drejtoria është:
|
||
|
||
/usr/local/share/tuxpaint/
|
||
|
||
Nëse e instaluat prej një pakete, ka më tepër gjasa të jetë:
|
||
|
||
/usr/share/tuxpaint/
|
||
|
||
|
||
|
||
Windows
|
||
|
||
Tux Paint-i kërkon për një drejtori të quajtur 'data' në të njëjtën
|
||
drejtori me të ekzekutueshmin. Kjo është një drejtori që instaluesi përdori
|
||
kur instaloi Tux Paint-ni, p.sh.,:
|
||
|
||
C:\Program Files\TuxPaint\data
|
||
|
||
|
||
|
||
macOS
|
||
|
||
Tux Paint- i i depoziton kartelat e të dhënave të veta brenda ikonës së
|
||
aplikacionit “Tux Paint” (që aktualisht është një lloj i veçantë dosjeje në
|
||
macOS & Mac OS X para tij). Hapat vijues shpjegojnë si të merren dosjet
|
||
brenda saj:
|
||
|
||
1. Sillni përpara një menu “konteksti”, duke mbajtur të shtypur tastin
|
||
[Tasti Kontroll] dhe duke klikuar ikonën e Tux Paint-it te Finder.
|
||
(Nëse keni një mi me më tepër se një buton, mundeni thjesht të
|
||
djathtasklikoni mbi ikonën.)
|
||
2. Te menuja që shfaqet përzgjidhni “Show Contents”. Do të shfaqet një
|
||
dritare e re Finder me një dosje brenda të quajtur “Contents”.
|
||
3. Hapeni dosjen “Contents” dhe hapni dosjen “Resources” brenda saj.
|
||
4. Atje do të gjeni nëndosje të ndryshme, fjala vjen, "starters",
|
||
"stamps", "brushes", etj. Shtimi i lëndës së re te këto dosje do ta
|
||
bëjë atë lëndë të përdorshme nga cilido përdorues që vë në punë këtë
|
||
kopje (ikonë) të Tux Paint-it.
|
||
|
||
💡 Shënim: Nëse instaloni një version më të ri të Tux Paint-it dhe
|
||
zëvendësoni, ose hidhni tej versionin e vjetër, duke ndjekur udhëzimet e
|
||
mësipërme do të humbni ndryshimet e bëra, ndaj mbani kopjeruajtje të lëndës
|
||
që krijoni rishtas (stampa, penela, etj.).
|
||
|
||
Tux Paint also looks for files in a "TuxPaint" folder that you can place in
|
||
your system's "Application Support" folder (found under "Library" at the
|
||
root of your filesystem):
|
||
|
||
/Library/Application Support/TuxPaint/data/
|
||
|
||
Kur e përditësoni Tux Paint-in me një version të ri, lënda e kësaj dosjeje
|
||
“TuxPaint” do të mbesë e njëjtë dhe do të mbesë e përdorshme nga krejt
|
||
përdoruesit e Tux Paint-it.
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
Kartela Personale
|
||
|
||
Mundeni edhe të krijoni penela, stampa, “fillesa”, gjedhe dhe shkronja në
|
||
drejtorinë (dosjen) tuaj të përdoruesit, ku t’i gjejë Tux Paint-i.
|
||
|
||
Windows
|
||
|
||
Dosja juaj personale Tux Paint gjedenet te “Application Data” juaj
|
||
personale. Për shembull, në Windows-e më të rinj:
|
||
|
||
C:\Users\emër përdoruesi\AppData\Roaming\TuxPaint\
|
||
|
||
|
||
|
||
macOS
|
||
|
||
Your personal Tux Paint folder is stored in your personal
|
||
"Application Support" folder:
|
||
|
||
/Users/emër përdoruesi/Library/Application Support/TuxPaint/
|
||
|
||
|
||
|
||
Linux dhe Unix
|
||
|
||
Your personal Tux Paint files go into a 'hidden directory' found in your
|
||
account's home directory: "/home/emër përdoruesi/.tuxpaint/".
|
||
|
||
Mos harroni pikën (“.”) para “tuxpaint”!
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
Që të shoni penelat, stampat, “fillesat”, gjedhet dhe shkronjat tuaja, krijoni
|
||
nëndrejtori nën drejtorinë tuaj personale Tux Paint të quajtuara “brushes”, “
|
||
stamps”, “starters”, “templates”, “fonts”, përkatësisht.
|
||
|
||
(For example, if you created a brush named "flower.png", you would put it in
|
||
"/home/emër përdoruesi/.tuxpaint/brushes/" under Linux or Unix.)
|
||
|
||
Penela
|
||
|
||
The brushes used for drawing with the 'Paint' and 'Lines' tools in Tux Paint
|
||
are simply PNG image files.
|
||
|
||
Alfa (tejdukshmëria) e figurës PNG përdoret për të përcaktuar formën e penelit,
|
||
që do të thotë se forma mund të jetë e llojit “anti-aliased” dhe pjesërisht e
|
||
tejdukshme!
|
||
|
||
Pikselat shkallë të grisë te PNG-ja e penelit do të vizatohen duke përdorur
|
||
ngjyrën aktualisht të përzgjedhur në Tux Paint. Pikselat me ngjyrë do të
|
||
ngjyrosen.
|
||
|
||
Brush Descriptive Text
|
||
|
||
Tux Paint will display descriptive text when a brush is selected. These are
|
||
placed in plain text files with the same name as the PNG, but with a ".txt"
|
||
filename extension. (e.g., "brush.png"'s description is stored in "brush.txt"
|
||
in the same directory.)
|
||
|
||
The first line of the text file will be used as the US English description of
|
||
the brush's image. It must be encoded in UTF-8.
|
||
|
||
Mbulim Përkthimesh
|
||
|
||
Te kartela tekst mund të shtohen rreshta shtesë për të dhënë përkthime të
|
||
përshkrimit, që të shfaqen kur Tux Paint-i xhiron në një gjuhë tjetër
|
||
(fjala vjen, shqip ose frëngjisht).
|
||
|
||
Fillimi i rreshtit duhet t’i përgjigjet kodit të gjuhës për gjuhën në fjalë
|
||
(p.sh., “fr” për frëngjishten dhe “zh_TW” për kineze tradicionale), pasuar
|
||
nga “.utf8=” dhe përshkrimi i përkthyer (Unikod, koduar si UTF-8).
|
||
|
||
Për zhvillues Tux Paint-i: Te drejtoria “brushes-po” ka programthe për
|
||
shndërrim kartelash tekst në format PO (dhe anasjelltas), për përkthim të
|
||
kollajtë në gjuhë të ndryshme. Ndaj s’duhet të shtoni ose ndryshoni kurrë
|
||
përkthime drejt e te kartelat “.txt”.
|
||
|
||
Nëse s’ka përkthim për gjuhën në të cilën po xhirohet Tux Paint-i, përdoret
|
||
teksti prej anglishtes amerikane.
|
||
|
||
|
||
|
||
Përdorues Windows-i
|
||
|
||
Që të përpunoni/krijoni këto kartela, përdorni NotePad ose WordPad.
|
||
Sigurohuni t’i ruani si tekst të thjeshtë dhe garantoni të kenë një zgjatim
|
||
“.txt” në fund të emrit të kartelës.
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
Mundësi Penelash
|
||
|
||
Veç një formë grafike, penela mund t’i jepen edhe atribute të tjerë. Për ta
|
||
bërë këtë, ju duhet të krijoni një 'data file' për penel.
|
||
|
||
Një kartelë të dhënash brush's është thjesht një kartelë teksti të thjeshtë
|
||
ASCII që përmban mundësitë për brush.
|
||
|
||
Kartela ka të njëjtin emër me figurën PNG, por një zgjatim “.dat”. (p.sh.,
|
||
kartela e të dhënave “peneli.png”'s është kartela tekst “peneli.dat”, që
|
||
gjendet në të njëjtën drejtori.)
|
||
|
||
Distancë Peneli
|
||
|
||
Që me Tux Paint version 0.9.16 tanimë mundeni të përcaktoni distancën për
|
||
penelat (domethënë, sa shpesh vizatohet me ta). Si parazgjedhje, distanca
|
||
do të jetë lartësia e penelit, pjesëtuar me 4.
|
||
|
||
Shtoni një rresht që përmban rreshtin “spacing=N” te kartela e të dhënave
|
||
të penelit, ku “N” është distanca që doni për penelin. (Sa më i vogël
|
||
numri, aq më shpesh vizaton peneli.)
|
||
|
||
|
||
|
||
Penela Me Animacion
|
||
|
||
Që me Tux Paint version 0.9.16 tanimë mundeni të krijoni penela të animuar.
|
||
Teksa përdoret peneli, vizatohet çdo kuadër i animacionit.
|
||
|
||
Vendosni çdo kuadër në një figurë të madhe PNG. Për shembull, nëse peneli
|
||
juaj është 30x30 dhe keni 5 kuadro, figura duhet të jetë 150x30.
|
||
|
||
Shtoni një rresht që përmban rreshtin “frames=N” te kartela e të dhënave të
|
||
penelit, ku “N” është numri i kuadrove te peneli.
|
||
|
||
⚙ Shënim: Nëse do të donit që kuadrot të hidhen kuturu dhe jo sipas një
|
||
radhe, shtoni te kartela e të dhënave të penelit edhe një rresht që përmban
|
||
“random”.
|
||
|
||
|
||
|
||
Penela Me Drejtim
|
||
|
||
Që me Tux Paint version 0.9.16 tanimë mundeni të krijoni penela me drejtim.
|
||
Teksa përdoret peneli, vizatohen forma të ndryshme, varet nga drejtimi kah
|
||
shkon peneli.
|
||
|
||
Format për penelin me drejtim ndahen në një katror 3x3 te një figurë PNG.
|
||
Për shembull, nëse peneli juaj është 30x30, figura duhet të jetë 90x90 dhe
|
||
format e çdo drejtimi të vendosura në një rrjetë 3x3. Rajoni në qendër
|
||
përdoret për mungesë lëvizjeje. Pjesa e sipërme djathtas përdoret për
|
||
lëvizje që është për sipër dhe për djathtas, e me radhë.
|
||
|
||
Shtoni te kartela e të dhënave të penelit një rresht që përmban fjalën “
|
||
directional”.
|
||
|
||
|
||
|
||
Penela Me Rrotullim
|
||
|
||
Që me Tux Paint version 0.9.27 tanimë mundeni të krijoni penela që
|
||
rrotullohen. Teksa përdoret peneli, ai rrotullohet 360 gradë, varet nga
|
||
drejtimi kah po shkon peneli.
|
||
|
||
Shtoni te kartela e të dhënave të penelit një rresht që përmban fjalën “
|
||
rotate”.
|
||
|
||
|
||
|
||
Penela të Animuar dhe Me drejtim ose Me Rrotullim
|
||
|
||
Mundeni të përzieni në një penel edhe veçori peneli të animuar, edhe peneli
|
||
me drejtim ose me rrotullim. Përdorni të dyja mundësitë e dëshiruara (“
|
||
frames=N” dhe “directional” ose “rotate”), në rreshta më vete te kartela
|
||
“.dat” e penelit.
|
||
|
||
For directional brushes, lay the brush out so that each 3x3 set of
|
||
directional shapes are laid out across a wide PNG image. For example, if
|
||
the brush is 30x30 and there are 5 frames, it would be 450x90. (The
|
||
leftmost 150x90 pixels of the image represent the 9 direction shapes for
|
||
the first frame, for example.)
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
Vendosini PNG-të e figurave të penelave (dhe çfarëdo kartelash tekst të
|
||
dhënash) te drejtoria “brushes”.
|
||
|
||
💡 Shënim: Nëse penela juaj i ri prodhon vetëm katrorë dhe drejtkëndësha të
|
||
mbushur, ndodh ngaqë harruat të përdornit tejdukshmëri alfa! Për më tepër
|
||
hollësi dhe ndihmëza, shihni “Dokumentim PNG-sh” në Tux Paint.
|
||
|
||
Stampa
|
||
|
||
Krejt kartelat e lidhura me stampat shkojnë te drejtoria “stamps”. Është e
|
||
dobishme të krijohen nëndrejtori dhe nën-nëndrejtori këtu, për të sistemuar
|
||
stampat. (Për shembull, mund të keni një dosje “festa” me nëndosjet “halloween”
|
||
dhe “kërshëndella”.)
|
||
|
||
Figura stampash
|
||
|
||
Vulat e Gomës në Tux Paint mund të krijohen nga një numër kartelash të ndara
|
||
njëra nga tjetra. Kartela që është e domosdoshme është, sigurisht, vetë figura.
|
||
|
||
Që me Tux Paint version 0.9.17, Stampat mund të jenë ose figura PNG bitmap, ose
|
||
figura vektoriale SVG. Mund të jenë plotësisht me ngjyra, ose shkallë të grisë.
|
||
Kanali alfa (tejdukshmëria) e PNG-ve përdoret për të përcaktuar formën faktike
|
||
të figurës (përndryshe, në vizatimet tuaja do të stampohej një drejtkëndësh i
|
||
madh).
|
||
|
||
PNG-të mund të jenë të çfarëdo madhësie dhe Tux Paint (si parazgjedhje) jep një
|
||
grup butonash përmasimi për ta lënë përdoruesin të zmadhojë ose zvogëlojë
|
||
stampën.
|
||
|
||
SVG-të janë të bazuara në vektorë dhe do të ripërmasohen si duhet për madhësinë
|
||
e kanavacës që po përdoret në Tux Paint.
|
||
|
||
💡 Shënim: Nëse Stampa me bazë PNG juaj i ri prodhon vetëm katrorë dhe
|
||
drejtkëndësha të mbushur, ndodh ngaqë harruat të përdornit tejdukshmëri alfa!
|
||
Për më tepër hollësi dhe ndihmëza, shihni “Dokumentim PNG-sh” në Tux Paint.
|
||
|
||
💡 Shënim: Nëse stampat tuaja të reja SVG duket të kenë plot hapësirë të
|
||
zbrazët, sigurohuni se 'dokumenti' SVG s’është më i madh se sa forma(t) brenda
|
||
tij. Nëse po qethen, sigurohuni se 'dokumenti' është aq i madh sa ta përmbajë
|
||
formën(at). Për më tepër hollësi dhe ndihmëza, shihni “Dokumentim SVG”.
|
||
|
||
⚙ Përdorues të Përparuar: Dokumenti “Si-të e Thelluar Stampash” përshkruan në
|
||
hollësi se si të krijohen figura PNG që ripërmasohen në mënyrë të përsosur, kur
|
||
përdoren si stampa në Tux Paint.
|
||
|
||
Tekst Përshkrues për Stampat
|
||
|
||
Tux Paint-i do të shfaqë tekst përshkrimi, kur përzgjidhet një stampë. Këto
|
||
gjenden në kartela tekst të thjeshtë me të njëjtin emër si PNG-ja apo SVG-ja,
|
||
por me një zgjatim “.txt” emri kartele. (p.sh., përshkrimi i “stamp.png” ruhet
|
||
në “stamp.txt” në të njëjtën drejtori.)
|
||
|
||
Rreshti i parë i kartelës tekst do të përdoret si përshkrimi në anglishte
|
||
amerikane i figurës së stampës. Duhet koduar si UTF-8.
|
||
|
||
Mbulim Përkthimesh
|
||
|
||
Te kartela tekst mund të shtohen rreshta shtesë për të dhënë përkthime të
|
||
përshkrimit, që të shfaqen kur Tux Paint-i xhiron në një gjuhë tjetër
|
||
(fjala vjen, shqip ose frëngjisht).
|
||
|
||
Fillimi i rreshtit duhet t’i përgjigjet kodit të gjuhës për gjuhën në fjalë
|
||
(p.sh., “fr” për frëngjishten dhe “zh_TW” për kineze tradicionale), pasuar
|
||
nga “.utf8=” dhe përshkrimi i përkthyer (Unikod, koduar si UTF-8).
|
||
|
||
Për zhvillues Tux Paint-i: Te drejtoria “po” ka programthe për shndërrim
|
||
kartelash tekst në format PO (dhe anasjelltas), për përkthim të kollajtë në
|
||
gjuhë të ndryshme. Ndaj s’duhet të shtoni ose ndryshoni kurrë përkthime
|
||
drejt e te kartelat “.txt”.
|
||
|
||
Nëse s’ka përkthim për gjuhën në të cilën po xhirohet Tux Paint-i, përdoret
|
||
teksti prej anglishtes amerikane.
|
||
|
||
|
||
|
||
Përdorues Windows-i
|
||
|
||
Që të përpunoni/krijoni këto kartela, përdorni NotePad ose WordPad.
|
||
Sigurohuni t’i ruani si tekst të thjeshtë dhe garantoni të kenë një zgjatim
|
||
“.txt” në fund të emrit të kartelës.
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
Efekte Zanore Stampash
|
||
|
||
Tux Paint-i mund të luajë një efekt zanor, kur përzgjidhet një stampë. Për
|
||
shembull, tingulli i një rose që bën kuak-kuak, kur përzgjidhet një rosë, ose
|
||
një copëz të shkurtër muzikore, kur zgjidhet një instrument muzikor. Kartelat
|
||
mund të jenë në format “WAVE (".wav")” ose “OGG Vorbis (".ogg")” dhe u jepet i
|
||
njëjti emër me figurën PNG ose SVG. (p.sh., efekti zanor për “stamp.svg” është
|
||
kartela zanore “stamp.ogg” në të njëjtën drejtori.)
|
||
|
||
Mbulim Përkthimesh
|
||
|
||
Për tinguj për gjuhë të ndryshme (ta zëmë, nëse tingulli është dikush që
|
||
thotë një fjalë dhe ju doni versione të përkthyer të fjalës së thënë),
|
||
krijoni gjithashtu kartela WAV ose OGG me etiketën e gjuhës te emri i
|
||
kartelës, në formën: “stamp_VENDORE.EXT”
|
||
|
||
Efekti zanor që do të luhet kur përzgjidhet stampa që i përshoqërohet
|
||
kartelës figurë “stamp.png” dhe kur Tux Paint-i po përdor vendoren
|
||
spanjisht, do të ishte “stamp_es.wav”. Nën vendoren frëngjishte, do të
|
||
ishte “stamp_fr.wav”. Nën vendoren portugalishte Brazili,
|
||
“stamp_pt_BR.wav”.E me radhë…
|
||
|
||
Nëse nuk ngarkohet dot Efekti zanor e përkthyer, Tux Paint-i do të përpiqet
|
||
të ngarkojë kartelën zanore “parazgjedhje”. (p.sh., “stamp.wav”)
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
💡 Shënim: Shihni edhe mundësinë e përdorimit të tingujve përshkrues; shihni
|
||
“Tingull Përshkrues Stampash”, më poshtë.
|
||
|
||
Tingull Përshkrues Stampash
|
||
|
||
Tux Paint-i mundet gjithashtu të luajë një tingull përshkrues, kur përzgjidhet
|
||
një stampë. Për shembull, tingulli i dikujt që thotë fjalën “rosë”, kur
|
||
përzgjidhet një rosë, ose emrin e një instrumenti muzikor, kur zgjidhet një i
|
||
tillë. Kartelat duhet të jenë në formatet “WAVE (".wav")” ose “OGG Vorbis
|
||
(".ogg")” dhe u jepet i njëjti emër si figura PNG ose SVG, me “_desc” në fund.
|
||
(p.sh., tingulli përshkrues i “stamp.svg” është kartela tingull
|
||
“stamp_desc.ogg” te e njëjta drejtori.)
|
||
|
||
Mbulim Përkthimesh
|
||
|
||
Për tinguj përshkrues për gjuhë të ndryshme, krijoni gjithashtu kartela WAV
|
||
ose OGG me të dyja, “_desc” dhe etiketën e gjuhës te emri i kartelës, në
|
||
formën: “stamp_desc_VENDORE.EXT”
|
||
|
||
tingull përshkrues që do të luhet kur përzgjidhet stampa që i përshoqërohet
|
||
kartelës figurë “stamp.png” dhe kur Tux Paint-i po përdor vendoren
|
||
spanjisht, do të ishte “stamp_desc_es.wav”. Nën vendoren frëngjishte, do të
|
||
ishte “stamp_desc_fr.wav”. Nën vendoren portugalishte Brazili,
|
||
“stamp_desc_pt_BR.wav”.E me radhë…
|
||
|
||
Nëse nuk ngarkohet dot tingull përshkrues e përkthyer, Tux Paint-i do të
|
||
përpiqet të ngarkojë kartelën zanore “parazgjedhje”. (p.sh.,
|
||
“stamp_desc.wav”)
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
Mundësi Stampash
|
||
|
||
Veç një formë grafike, një përshkrim në formë teksti, një efekt zanor dhe një
|
||
tingull përshkrues, stampa mund t’i jepen edhe atribute të tjerë. Për ta bërë
|
||
këtë, ju duhet të krijoni një 'data file' për stampë.
|
||
|
||
Një kartelë të dhënash stamp's është thjesht një kartelë teksti të thjeshtë
|
||
ASCII që përmban mundësitë për stampë.
|
||
|
||
Kartela ka të njëjtin emër me figurën PNG ose SVG, por një zgjatim “.dat”.
|
||
(p.sh., kartela e të dhënave “stamp.png”'s është kartela tekst “stamp.dat”, që
|
||
gjendet në të njëjtën drejtori.)
|
||
|
||
Stampa të Ngjyrosura
|
||
|
||
Stamps can be made to be either "colorable" or "tintable."
|
||
|
||
Colorable
|
||
|
||
"Colorable" stamps they work much like brushes - you pick the stamp to
|
||
get the shape, and then pick the color you want it to be. (Symbol
|
||
stamps, like the mathematical and musical ones, are an example.)
|
||
|
||
Asgjë s’përdoret nga figura origjinale, hiq tejdukshmëri (nga kanali
|
||
“alpha”). Stampa është tërësisht në atë ngjyrë.
|
||
|
||
Shtoni te kartela e të dhënave të stamp's një rresht që përmban fjalën
|
||
“colorable”.
|
||
|
||
|
||
|
||
Tinted
|
||
|
||
"Tinted" stamps are similar to "colorable" ones, except the details of
|
||
the original image are kept. (To put it technically, the original image
|
||
is used, but its hue is changed, based on the currently-selected
|
||
color.)
|
||
|
||
Shtoni te kartela e të dhënave të stamp's një rresht që përmban fjalën
|
||
“tintable”.
|
||
|
||
|
||
|
||
Mundësi Ngjyrosje:
|
||
|
||
Në varësi të lëndës së stampës tuaj, mund të doni që Tux Paint-i të
|
||
përdor njërën nga një numër metodash, kur e ngjyros. Shtoni një nga
|
||
rreshtat vijues te kartela e të dhënave të stampës:
|
||
|
||
Ngjyrues normal — "tinter=normal" (parazgjedhja)
|
||
Kjo është mënyra normale e ngjyrosjes. Së pari përcaktohet ngjyrimi
|
||
parësor i stampës. (Për shembull, një figurë luleje me një kërcell
|
||
do të ketë ngjyrën e petaleve si atë që shihet ngjyrimi parësor i
|
||
figurës në përgjithësi.) Në vazhdim, lokalizohet pjesa më e ngopur
|
||
e figurës. Me “ngjyruesin normal”, intervali i ngjyrimit të
|
||
përdorur për të bërë këtë nis brenda ±18° të ngjyrimit parësor të
|
||
gjetur në hapin 1. (Nëse s’gjendet dot një, intervali zgjerohet me
|
||
50% dhe riprovohet.) Në fund,figura ngjyroset. Gjithçka brenda 50%
|
||
të intervalit (p.sh., ±27°) ndryshohet për të pasur ngjyrimin e
|
||
ngjyrës së zgjedhur nga përdoruesi.
|
||
|
||
Ngjyrues më i ngushtë — "tinter=narrow"
|
||
This like the "normal" option described above, but starts a
|
||
narrower hue range of ±6°. Anything found within 50% of the range
|
||
(e.g. ±9°) is tinted. If too much of your stamp is being tinted,
|
||
try this option.
|
||
|
||
Ngjyrues “Ç’të jetë” — "tinter=anyhue"
|
||
This remaps all hues in the stamp. It works similarly to the
|
||
"anyhue" and "narrow" options described above, but the hue range is
|
||
±180°.
|
||
|
||
Ngjyrues vektorial — "tinter=vector"
|
||
This maps 'black through white' to 'black through destination'.
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
Stampa të Pandryshueshme
|
||
|
||
Si parazgjedhje, një vulë mund të kthehet me kokëposhtë, të shfaqet si një
|
||
figurë e pasqyruar, ose që të dyja. Kjo bëhet duke përdorur butonat e
|
||
kontrollit nën përzgjedhësin e stampës, në pjesën e poshtë djathtas të
|
||
ekranit në Tux Paint.
|
||
|
||
Ndonjëherë, s’ka kuptim që një stampë të kthehet kokëposhtë, ose të
|
||
pasqyrohet, për shembull stampa shkronjash ose numrash. Ndonjëherë stampat
|
||
janë simetrike, ndaj s’ka ndonjë dobi të lihet përdoruesi ta kthejë më anë
|
||
tjetër.
|
||
|
||
Që të pengohet nga kthimi vertikalisht më anë tjetër i një stampe, shtoni
|
||
mundësinë “noflip” te kartela e të dhënave të stampës.
|
||
|
||
Që të pengohet pasqyrimi horizontalisht i një stampe, shtoni mundësinë “
|
||
nomirror” te kartela e të dhënave të stampës.
|
||
|
||
|
||
|
||
Madhësi Fillestare Stampe
|
||
|
||
Si parazgjedhje, Tux Paint-i merr të mirëqenë se stampa juaj është në
|
||
përmasa të duhura për shfaqje pa ripërmasim në një kanavacë 608x472. Kjo qe
|
||
madhësia fillestare e kanavacës së Tux Paint-it, dhënë nga një ekran
|
||
640x480. Tux Paint-i mandej do ta rregullojë stampën sipas madhësisë
|
||
aktuale të kanavacës dhe, nëse aktivizohet, sipas kontrolleve të
|
||
përdoruesit për madhësinë e stampës.
|
||
|
||
Nëse stampa juaj del shumë e madhe, ose shumë e vogël, mund të caktoni një
|
||
koeficient ripërmasimi. Nëse stampa juaj do të ishte 2.5 herë më e gjerë
|
||
(ose më e lartë) se sa duhej të ishte, shtoni një nga mundësitë vijuese, që
|
||
përfaqësojnë të njëjtin përimtim, te kartela e të dhënave të staPas fjalës
|
||
“scale” mund të përfshihet një shenjë barazimi, “=”.)
|
||
|
||
+ "scale 40%"
|
||
+ "scale 5/2"
|
||
+ "scale 2.5"
|
||
+ "scale 2:5"
|
||
|
||
|
||
Përdorues Windows-i
|
||
|
||
Që të përpunoni/krijoni këto kartela, përdorni NotePad ose WordPad.
|
||
Sigurohuni t’i ruani si tekst të thjeshtë dhe garantoni të kenë një zgjatim
|
||
“.dat” në fund të emrit të kartelës.
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
Stampa të kthyera në anë tjetër dhe të pasqyruara paraprakisht
|
||
|
||
In some cases, you may wish to provide a pre-drawn version of a stamp's
|
||
mirror-image, flipped image, or even both. For example, imagine a picture of a
|
||
fire truck with the words "Fire Department" written across the side. You
|
||
probably do not want that text to appear backwards when the image is flipped!
|
||
|
||
Për të krijuar një version me pasqyrim të një stampe që doni të përdoret në Tux
|
||
Paint, në vend se të pasqyroni atë vetë, thjesht krijoni një kartelë të dytë
|
||
“.png” ose “.svg” garfike me të njëjtin emër, vetëm se me “_mirror” para
|
||
zgjatimit për emër kartele.
|
||
|
||
Për shembull, për stampën “stamp.png” do të krijonit një kartelë tjetër të
|
||
quajtur “stamp_mirror.png”, e cila do të përdoret kur stampa pasqyrohet (në
|
||
vend se të përdoret një version i dikurshëm i “stamp.png”).
|
||
|
||
As of Tux Paint 0.9.18, you may similarly provide a pre-flipped image with "
|
||
_flip" in the name, and/or an image that is both mirrored and flipped, by
|
||
naming it "_mirror_flip".
|
||
|
||
💡 Note: If the user flips and mirrors an image, and a pre-drawn "_mirror_flip"
|
||
doesn't exist, but either "_flip" or "_mirror" does, it will be used, and
|
||
mirrored or flipped, respectively.
|
||
|
||
Shkronja
|
||
|
||
Shkronjat e përdorur nga Tux Paint janë TrueType Fonts (TTF).
|
||
|
||
Simply place them in the "fonts" directory. When using the 'Text' and 'Label'
|
||
tools, Tux Paint will present the font in the 'Letters' selector at the right,
|
||
along with options to enable bold and/or italics, and change the size.
|
||
|
||
“Fillesa”
|
||
|
||
Te dialogu “I ri” shfaqen figura “Fillimi”, tok me zgjedhje ngjyrash të plota
|
||
sfondi.
|
||
|
||
Kur përdorni një figurë “fillimi”, bëni ndryshime dhe e ruani, figura
|
||
fillestare “fillesë” nuk mbishkruhet. Veç kësaj, teksa e përpunoni figurën e
|
||
re, lënda e “fillesës” origjinale mund ta prekë atë.
|
||
|
||
Fillesa Në Stil Libri Për Ngjyrosje
|
||
|
||
Lloji më elementar i një “fillese” është i ngjashëm me një figurë në një libër
|
||
ngjyrosjesh. Është përvijimi i një forme, të cilën mandej mund ta ngjyrosni dhe
|
||
të shtoni në të hollësi. Në Tux Paint, teksa vizatoni, shtypni tekst, ose
|
||
stamponi stampa, përvijimi mbetet “sipër” asaj që vizatoni. Mundeni të fshini
|
||
pjesë të vizatimit që bëtë, por s’mundeni të fshini përvijimin.
|
||
|
||
Që të krijoni këtë lloj figure “fillesë”, thjesht krijoni me një program
|
||
vizatimi një figurë përvijim bardhezi dhe ruajeni si një kartelë raster PNG,
|
||
ose vektor SVG. Nëse e ruani si një PNG, mundeni, nëse doni, ta vizatoni si
|
||
e-zezë-dhe-e-tejdukshme, në vend se e-zezë-dhe-e-bardhë, por kjo s’është e
|
||
domosdoshme (që me Tux Paint 0.9.21).
|
||
|
||
Fillesa Në Stil Skenash
|
||
|
||
Tok me shtresën në stil “libri ngjyrosjesh”, mund të jepni edhe një figurë
|
||
sfond më vete, si pjesë e figurës “fillesë”. Shtresa përsipër sillet po njësoj:
|
||
s’mund të vizatohet sipër saj, të fshihen pjesë, apo të preken të tilla me
|
||
mjetet “Magjike”. Por, te sfondi këto gjëra mund të bëhen!
|
||
|
||
Kur te një figurë të bazuar në këtë lloj figurë “fillesë” përdoret mjeti
|
||
“Gomë”, në vend se të shndërrohet kanavaca në një ngjyrë të plotë, fjala vjen,
|
||
e bardhë, ajo pjesë e kanavacës shndërrohet si qe te figura origjinale sfond
|
||
nga figurë “fillesë”.
|
||
|
||
Duke krijuar si një mbishtresë, ashtu edhe një sfond, mundeni të krijoni një
|
||
“fillesa” që simulon perspektivë. Përfytyroni një sfond që shfaq një oqean dhe
|
||
një mbishtresë që është figura e një shkëmbi.Mandej mund të vizatoni (ose të
|
||
“stamponi”) peshq te figura. Do të duken në oqean, por kurrë “para” shkëmbit.
|
||
|
||
Për të krijuar këtë lloj figure “fillesë”, thjesht krijoni një shtresë përsipër
|
||
(me tejdukshmëri) dhe ruajeni si PNG. Mandej krijoni një figurë tjetër (pa
|
||
tejdukshmëri) dhe ruajeni me të njëjtin emër kartele, por me zgjatimin “-back”
|
||
(shkurtim për “background”) shtuar në fund të emrit. (p.sh., “starter-back.png”
|
||
do të ishte figura sfond me oqeanin që i përgjigjet shtresës përsipër, ose të
|
||
përparmes.)
|
||
|
||
Për përfundimet më të mira, figura “fillesë” duhet të jetë të paktën në të
|
||
njëjtën madhësi si me kanavacën e vizatimit në Tux Paint. (Për hollësi mbi
|
||
madhësinë, shihni ndarjen “Ngarkim Figurash të Tjera Në Tux Paint” të
|
||
dokumentimit kryesor (README).) Nëse s’janë, do të shformohem ose ripërmasohen.
|
||
Kjo bëhet pa prekur formën (“përpjesëtimet”); megjithatë, te anët mund të
|
||
aplikohen ca njollosje.
|
||
|
||
Vendosini te drejtori “starters”. Kur hapet dialogu “I ri” në Tux Paint, figura
|
||
“fillesë” do të duket te skena që shfaqet, pas zgjedhjesh të ndryshme ngjyrash
|
||
të plota.
|
||
|
||
💡 Shënim: “Fillesa” “u bashkëngjiten” figurave të ruajtura, përmes një kartele
|
||
të vockël tekst që ka të njëjtin emër si kartela e ruajtur, por me “.dat” si
|
||
zgjatim. Kjo e lejon të vazhdohet të preket vizatimi edhe pasi të jetë dalë nga
|
||
Tux Paint-i. ose kur ngarkohet një tjetër figura, ose kur krijohet një e re.
|
||
(Me fjalë të tjera, nëse e bazoni vizatimin te një figurë “fillesë”, do të
|
||
ndikohet përherë prej tij.)
|
||
|
||
Mundësi Fillesash
|
||
|
||
Veç një figurë, fillesa mund t’i jepen edhe atribute të tjerë. Për ta bërë
|
||
këtë, ju duhet të krijoni një 'data file' për fillesë. (Shënim: Tux Paint-i
|
||
para versionit 0.9.29 nuk mbulonte mundësi fillesash.)
|
||
|
||
Një kartelë të dhënash starter's është thjesht një kartelë teksti të thjeshtë
|
||
ASCII që përmban mundësitë për starter.
|
||
|
||
Kartela ka të njëjtin emër me figurën , por një zgjatim “.dat”. (p.sh., kartela
|
||
e të dhënave “starter.png”'s është kartela tekst “starter.dat”, që gjendet në
|
||
të njëjtën drejtori.)
|
||
|
||
allowscale
|
||
|
||
Kur një figurë fillesë ka një tjetër përpjesëtim (gjerësi mbi lartësi) nga
|
||
ajo e kanavacës së Tux Paint-it, si parazgjedhje, do të ripërmasohet për ta
|
||
nxënë krejt kanavaca, pa shformuar fillesën (pa ndryshuar përpjesëtimet e
|
||
saj); për shembull, një fillesë katrore në një kanavacë të orientuar për
|
||
portrete do të vendoset në qendër të kanavacës. Si parazgjedhje, Tux
|
||
Paint-i atëherë do të marrë shiritin e pikselave në skajet e fillesës dhe
|
||
do t’i shformojë deri te anët e kanavacës, duke e “njollosur”.
|
||
|
||
Nëse është e pranueshme që një figurë fillesë të qethet në një ose që të
|
||
dyja përmasat, “allowscale” mund të përdoret për t’i treguar Tux Paint-it
|
||
cilën sjellje të lejojë:
|
||
|
||
+ For starters where it's alright to crop the majtas dhe djathtas edges,
|
||
but the në krye dhe në fund edges must be retained, use "allowscale=
|
||
horizontal".
|
||
o Nëse përpjesëtimi i fillesës është më e gjerë se sa ai i kanavacës,
|
||
do të ripërmasohet për ta nxënë lartësia e kanavacës dhe majtas dhe
|
||
djathtas do të qethet.
|
||
o If the starter's aspect ratio is taller than that of the canvas, it
|
||
will be scaled to fit the lartësia of the canvas, and no cropping
|
||
will occur, and the majtas dhe djathtas edges will be smeared.
|
||
|
||
+ For starters where it's alright to crop the në krye dhe në fund edges,
|
||
but the majtas dhe djathtas edges must be retained, use "allowscale=
|
||
vertical".
|
||
o Nëse përpjesëtimi i fillesës është taller se sa ai i kanavacës, do
|
||
të ripërmasohet për ta nxënë gjerësia e kanavacës dhe në krye dhe
|
||
në fund do të qethet.
|
||
o If the starter's aspect ratio is më e gjerë than that of the
|
||
canvas, it will be scaled to fit the gjerësia of the canvas, and no
|
||
cropping will occur, and the në krye dhe në fund edges will be
|
||
smeared.
|
||
|
||
+ Nëse është e pranueshme të qethet te pjesa sipër dhe poshtë, ose majtas
|
||
dhe djathtas, përdorni ”allowscale=both”. Lëndë prej fillesës do të
|
||
mbushë përherë kanavacën, pavarësisht krahasimit të përpjesëtimit të
|
||
saj me atë të kanavacës.
|
||
+ Sjella parazgjedhje është të mos lejohet qethje. Kjo mund të
|
||
përcaktohet shprehimisht me “allowscale=none”.
|
||
|
||
|
||
sfond
|
||
|
||
Kjo mundësi ju lejon të përcaktoni se si Tux Paint-i duhet të plotësojë
|
||
pjesën e mbetur të kanavacës, kur fillesën nuk e nxë sipas njërit drejtim
|
||
apo tjetrit. Si parazgjedhje, siç përshkruhet më sipër, Tux Paint-ido të
|
||
“njollosë” pikselat prej anëve të fillesës. (Kjo mund të përcaktohet
|
||
shprehimisht përmes “background=smear”.)
|
||
|
||
You can instead specify a solid background color (e.g., white for a
|
||
'coloring-book' style starter, with "background=#fff").
|
||
|
||
Colors may be listed using three decimal numbers (e.g., "255 68 136") or a
|
||
6- or 3-digit-long hexadecimal 'triplet' (e.g., "#ff4488" or "#F48").
|
||
|
||
Për më tepër hollësi, shihni ndarjen “Kartelë Palete Ngjyrash” të
|
||
“Dokumentimit të mundësive”.
|
||
|
||
|
||
|
||
gravity
|
||
|
||
Kjo mundësi ju lejon të përcaktoni si duhet ta vendosë Tux Paint-i një
|
||
fillesë, kur qethet në një ose disa drejtime. Si parazgjedhje, Tux Paint-i
|
||
do të vendosë qendrën e fillesës te kanavaca. (Kjo mund të përcaktohet
|
||
shprehimisht me “gravity=center”.)
|
||
|
||
Për shembull, nëse qendra e pjesës së sipërme përmban lëndën më të
|
||
rëndësishme, mund të përcaktoni “gravity=top”. Ose, nëse pjesa e poshtme
|
||
djathtas është e rëndësishme, jepni “gravity=bottom-right”.
|
||
|
||
Mundësitë e gatshme janë:
|
||
+ center — parapëlqe në qendër (parazgjedhja)
|
||
+ top — parapëlqe në qendër sipër
|
||
+ bottom — parapëlqe në qendër poshtë
|
||
+ left — parapëlqe në qendër majtas
|
||
+ right — parapëlqe në qendër djathtas
|
||
+ top-left — parapëlqe majtas sipër
|
||
+ top-right — parapëlqe djathtas sipër
|
||
+ bottom-left — parapëlqe majtas poshtë
|
||
+ bottom-right — parapëlqe djathtas poshtë
|
||
|
||
[ Figurë e formuar si peizazh i një horizonti me diellin në mes dhe një
|
||
ndërtesë në të djathtë. ]
|
||
|
||
Focusing on the në qendër of a starter image stretched to fit the gjerësia
|
||
of the canvas.
|
||
|
||
|
||
[ Figurë e formuar si portret e një horizonti me diellin në mes dhe anën e
|
||
majtë të një ndërtese në të djathtë. ]
|
||
|
||
Focusing on the në qendër of a starter image stretched to fit the lartësia
|
||
of the canvas.
|
||
|
||
|
||
[ Figurë e formuar si peizazh e qiellit me diellin poshtë dhe majën e një
|
||
ndërtese në të djathtë. ]
|
||
|
||
Focusing on the në krye of a starter image stretched to fit the gjerësia of
|
||
the canvas.
|
||
|
||
|
||
[ Figurë e formuar si peizazh e truallit me diellin në krye. ]
|
||
|
||
Focusing on the në fund of a starter image stretched to fit the gjerësia of
|
||
the canvas.
|
||
|
||
|
||
[ Figurë e formuar si portret e një horizonti me diellin në të majtë dhe
|
||
një ndërtesë në qendër. ]
|
||
|
||
Focusing on the djathtas of a starter image stretched to fit the lartësia
|
||
of the canvas.
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
|
||
💡 Shënim: Edhe gjedhet (të përshkruara më poshtë) mund të kenë kartela
|
||
mundësish dhe aktualisht mbulojnë krejt po ato mundësi si fillesat.
|
||
|
||
|
||
'Gjedhe'
|
||
|
||
Figurat “Gjedhe” shfaqen edhe te dialogu “E re”, tok me zgjedhje për sfond në
|
||
ngjyrë të plotë dhe “Fillesa”. (Shënim: Tux Paint-i para versionit 0.9.22, s’e
|
||
përmbante veçorinë “Gjedhe”.)
|
||
|
||
Ndryshe nga figura të vizatuara nga përdorues në Tux Paint dhe të hapura më
|
||
vonë, hapja e një “gjedheje” krijon një figurë të re. Kur e ruani, figura
|
||
“gjedhe” nuk mbishkruhet. Ndryshe nga “fillesa”, s’ka “shtresë” të
|
||
pandryshueshme mbi kanavacën. Mund të vizatoni përmbi çfarëdo pjese të saj.
|
||
|
||
Kur te një figurë të bazuar në këtë lloj figurë “gjedhe” përdoret mjeti “Gomë”,
|
||
në vend se të shndërrohet kanavaca në një ngjyrë të plotë, fjala vjen, e
|
||
bardhë, ajo pjesë e kanavacës shndërrohet si qe te figura origjinale sfond nga
|
||
figurë “gjedhe”.
|
||
|
||
“Gjedhet” janë thjesht kartela figurë (në format PNG, JPEG, SVG, ose KPX
|
||
(KidPix)). S’duhet të ketë nevojë për përgatitje ose shndërrim të tyre.
|
||
|
||
Për përfundimet më të mira, figura “gjedhe” duhet të jetë të paktën në të
|
||
njëjtën madhësi si me kanavacën e vizatimit në Tux Paint. (Për hollësi mbi
|
||
madhësinë, shihni ndarjen “Ngarkim Figurash të Tjera Në Tux Paint” të
|
||
dokumentimit kryesor (README).) Nëse s’janë, do të shformohem ose ripërmasohen.
|
||
Kjo bëhet pa prekur formën (“përpjesëtimet”); megjithatë, te anët mund të
|
||
aplikohen ca njollosje.
|
||
|
||
Vendosini te drejtori “templates”. Kur hapet dialogu “I ri” në Tux Paint,
|
||
figura “gjedhe” do të duket te skena që shfaqet, pas zgjedhjesh të ndryshme
|
||
ngjyrash të plota.
|
||
|
||
💡 Shënim: 'Gjedhe' “u bashkëngjiten” figurave të ruajtura, përmes një kartele
|
||
të vockël tekst që ka të njëjtin emër si kartela e ruajtur, por me “.dat” si
|
||
zgjatim. Kjo e lejon të vazhdohet të preket vizatimi edhe pasi të jetë dalë nga
|
||
Tux Paint-i. ose kur ngarkohet një tjetër figura, ose kur krijohet një e re.
|
||
(Me fjalë të tjera, nëse e bazoni vizatimin te një figurë “gjedhe”, do të
|
||
ndikohet përherë prej tij.)
|
||
|
||
|
||
Mundësi Gjedhesh
|
||
|
||
Si dhe “Fillesat”, mund të përcaktohet një kartelë formësimi që përcakton se si
|
||
duhet të sillet Tux Paint-i, kur figura “gjedhe” aplikohen te kanavaca, kur ato
|
||
s’kanë përpjesëtime identike. Shihni “Mundësi Fillesash”, më sipër. (Shënim:
|
||
Tux Paint-i para versionit 0.9.29 nuk mbulonte mundësi fillesash.)
|
||
|
||
💡 Është gjithashtu e mundshme të krijohen fill e nga brenda Tux Paint-it gjedhe
|
||
elementare (pa mundësi), nga vizatime ekzistuese të ruajtura, që nga dialogu “
|
||
Hap”. Ato do të vendosen te dosja personale e gjedheve të përdoruesit. (Shënim:
|
||
Tux Paint-i para versionit 0.9.31 nuk mbulonte Krijim gjedhesh që nga dialogu
|
||
Hap.)
|
||
|
||
Përkthime
|
||
|
||
Tux Paint-i mbulon gjuhë të ndryshme, falë përdorimit të bibliotekës “gettext”
|
||
të lokalizimeve. (Se si të ndryshoni gjuhët në Tux Paint, shihni ndarjen
|
||
“Gjuhë” të “Dokumentim mundësish”.)
|
||
|
||
Që të përktheni Tux Paint-in në një gjuhë të re, kopjoni kartelën gjedhe të
|
||
përkthimeve, “tuxpaint.pot” (që gjendet në kodin burim të Tux Paint-it, në
|
||
dosjen “src/po/”). Riemërtojeni kopjen si një kartelë “.po”, me një emër të
|
||
përshtatshëm për vendoren në të cilën po përktheni (p.sh., “es.po” për
|
||
spanjishten, ose “pt_BR.po” për portugalishte Brazili, kundrejt “pt.po” ose
|
||
“pt_PT.po” për portugalishte të folur në Portugali.)
|
||
|
||
Hapni kartelën e krijuar rishtazi “.po” — mund ta përpunoni një përpunues
|
||
teksti të thjeshtë, fjala vjen, Emacs, Pico ose VI në Linux, ose NotePad në
|
||
Windows. Teksti origjinal në anglisht i përdorur në Tux Paint paraqitet në vija
|
||
që fillojnë me “msgid”. Jepni përkthimin tuaj të secilës prej këtyre pjesëve të
|
||
tekstit, te rreshtat e zbrazët “msgstr” fill pas rreshta përkatës “msgid”. (
|
||
Shënim: Mos i hiqni thonjëzat.)
|
||
|
||
Shembull:
|
||
|
||
msgid "Smudge"
|
||
msgstr "Manchar"
|
||
|
||
msgid "Click and drag to draw large bricks."
|
||
msgstr "Haz clic y arrastra para dibujar ladrillos grandes."
|
||
|
||
Ekzistojnë mjete të ndryshme për të administruar katalogë përkthimesh gettext,
|
||
që të mos ju duhet t’i përpunoni ata dorazi në një përpunues tekstesh. Ja disa:
|
||
|
||
* Poedit
|
||
* Gtranslator (GNOME Translator)
|
||
* Virtraal
|
||
* Lokalize
|
||
|
||
💡 Shënim: Më e mira është të punohet përherë duke u bazuar në gjedhen më të re
|
||
të katalogut të teksteve për Tux Paint-in (“tuxpaint.pot”), ngaqë shtohet tekst
|
||
i ri dhe ndryshohet, me raste, tekst i vjetër. Katalogu i teksteve për version
|
||
e ardhshëm, të pahedhur në qarkullim, të Tux Paint-ti, mund të gjendet te
|
||
depoja git e Tux Paint-it (shihni: https://tuxpaint.org/download/source/git/)
|
||
dhe te sajti i Tux Paint-tit në https://tuxpaint.org/help/po/.
|
||
|
||
Që të përpunoni një përkthim ekzistues, shkarkoni kartelën “.po” më të re për
|
||
atë gjuhë dhe mandej përpunojeni si përshkruhet më sipër.
|
||
|
||
Kartela përkthimesh të reja, ose të përpunuara, mund t’ia dërgoni Bill
|
||
Kendrick-ut, zhvilluesit kryesor të Tux Paint-it, te: bill@newbreedsoftware.com
|
||
, ose postojini ato te lista e postimeve “tuxpaint-i18n” (shihni: https://
|
||
tuxpaint.org/lists/).
|
||
|
||
Ndryshe, nëse keni një llogari në SourceForge.net, mund të kërkoni të shtoheni
|
||
te projekti “tuxpaint” dhe të përfitoni të drejta shkrimi te depoja Git e kodit
|
||
burim, që të mund të parashtroni dhe depozitoni drejtpërdrejt ndryshimet tuaja.
|
||
|
||
💡 Shënim: Mbulimi për vendore të reja lyp bërje ndrshimesh shtesë te kodi burim
|
||
(“/src/i18n.h” dhe “/src/i18n.c”) dhe lyp përditësime te Makefile, për të
|
||
garantuar se kartelat “.po” janë të përpiluara në kartela “.mo” dhe janë të
|
||
gatshme për përdorim në kohën e xhirimit.
|
||
|
||
Metoda Alternative Dhënieje
|
||
|
||
Mjetet “Tekst” dhe “Etiketë” të Tux Paint-tit mund të ofrojnë metoda
|
||
alternative dhënieje, për disa gjuhë. Për shembull, kur Tux Paint-it xhirohet
|
||
me një vendore japonishteje, mund të shtypet tasti [Alt] djathtas për kaluar
|
||
mes mënyrave latinisht, hiragana e romanizuar, katakana e romanizuar. Kjo lejon
|
||
që shenja dhe fjalë të gjuhës amtare të jepen te mjetet “Tekst” dhe “Etiketë”
|
||
duke shtypur një ose më tepër taste te tastiera me shenja latinishteje (p.sh.,
|
||
një tastierë US QWERTY.
|
||
|
||
Që të krijohet një metodë dhëniesh për një vendore të re, krijoni një kartelë
|
||
tekst me një emër të bazuar te vendorja (p.sh., “ja” për japonishten), me “.im”
|
||
si zgjatim (p,sh,. “ja.im”).
|
||
|
||
Kartela “.im” mund të ketë ndarje të shumta për përshoqërime shenjash për
|
||
mënyra të ndryshme përshoqërimi shenjash. Për shembull, në një sistem shtypjeje
|
||
në japonisht, shtypja e [K] [A] nënë mënyrën hiragana prodhon një shenjë tjetër
|
||
Unikod ("か") nga shtypja e [K] [A] nën mënyrën katakana ("カ").
|
||
|
||
List the character mappings in this file, one per line. Each line should
|
||
contain (separated by whitespace):
|
||
|
||
* vlera Unikod e shenjës, në gjashtëmbëdhjetësh (mund të radhiten më shumë se
|
||
një shenjë, ndarë me dy pika (“:”), duke lejuar kështu disa sekuenca të
|
||
përshoqërohen me fjalë)
|
||
* the keycode sequence (the ASCII characters that must be entered to generate
|
||
the Unicode character)
|
||
* a flag (or "-" if none)
|
||
|
||
Start additional character mapping sections with a line containign the word
|
||
"section".
|
||
|
||
Shembull:
|
||
|
||
# Hiragana
|
||
304B ka -
|
||
304C ga -
|
||
304D ki -
|
||
304E gi -
|
||
304D:3083 kya -
|
||
3063:305F tta -
|
||
|
||
# Katakana
|
||
section
|
||
30AB ka -
|
||
30AC ga -
|
||
30AD ki -
|
||
30AE gi -
|
||
|
||
⚙ Shënim: Rreshta të zbrazët brenda kartelës “.im” do të shpërfillen, siç do të
|
||
ndodhë edhe me çfarëdo teksti në vijim të një shenje “#” (sterlinë/hash) — mund
|
||
të përdoret për të terguar komente, siç shihet në shembullin më sipër.
|
||
|
||
💡 Note: Meanings of the flags are locale-specific, and are processed by the
|
||
language-specific source code in "src/im.c". For example, "b" is used in Korean
|
||
to handle Batchim, which may carry over to the next character.
|
||
|
||
💡 Shënim: Mbulimi për metoda dhëniesh të reja lyp bërje ndrshimesh shtesë te
|
||
kodi burim ("/src/im.c") dhe lyp përditësime te Makefile, për të garantuar se
|
||
kartelat “.im” janë të gatshme për përdorim gjatë xhirimit.
|
||
|
||
Tastierë Në Ekran
|
||
|
||
Që me versionin 0.9.22, mjetet “Tekst” dhe “Etiketë” të Tux Paint-tit mund të
|
||
paraqesin një tastierë në ekran që lejon treguesin e kursorit (përmes një miu,
|
||
sistemesh ndjekjeje vështrimi, etj.) të përdoret për të futur shenja. Kartelat
|
||
që përshkruajnë skemën dhe tastet e gatshme depozitohen te drejtoria “osk” e
|
||
Tux Paint-it. Çdo skemë tastiere përcaktohet nga një numër kartelash (disa prej
|
||
të cilave mund të jenë të përbashkëta për skema të ndryshme).
|
||
|
||
Si shembull, do të përdorim një tastierë QWERTY:
|
||
|
||
Kartela përmbledhje e skemës (“qwerty.layout”)
|
||
|
||
Kjo është një kartelë tekst që përcakton kartelat e tjera të përdorura për të
|
||
përshkruar skemën dhe përshoqërimet e tasteve.
|
||
|
||
layout qwerty.h_layout
|
||
keymap us-intl-altgr-dead-keys.keymap
|
||
composemap en_US.UTF-8_Compose
|
||
keysymdefs keysymdef.h
|
||
keyboardlist qwerty.layout default.layout
|
||
|
||
⚙ Shënim: Rreshta të zbrazët brenda kartelës “.layout” do të shpërfillen, siç
|
||
do të ndodhë edhe me çfarëdo teksti në vijim të një shenje “#” (sterlinë/hash)
|
||
— mund të përdoret për të terguar komente, siç shihet në shembullin më sipër.
|
||
|
||
Rreshti “keyboardlist” përshkruan te cila skema të kalohet, kur përdoruesi
|
||
klikon butonat majtas dhe djathtas te tastiera. (Shihni më poshtë.)
|
||
|
||
Kartelë skeme skeme tastiere (“qwerty.h_layout”)
|
||
|
||
Kjo përshkruan se sa e madhe është tastiera (si kuadrat "width × height") dhe
|
||
tregon çdo tast me kodin numerik të tastit (shihni kartelën “keymap” më
|
||
poshtë), gjerësia sa duhet vizatuar (zakonisht “1.0”, për të zënë një vend te
|
||
tastiera, por, në shembullin më sipër, vini re se tastet “TAB” dhe “SPACE” janë
|
||
shumë më të gjerë), shenja ose teksti që duhet shfaqur mbi tastin, në varësi se
|
||
cilët taste ndryshues janë shtypur (një nga : pa ndryshues, [Tasti Shift],
|
||
[Tasti AltGr] dhe [Tasti Shift] + [Tasti AltGr]) dhe, së fundi, nëse preken apo
|
||
jo tastet nga tasti [Tasti Capslock] (përdorni “1”) ose tasti [Tasti AltGr]
|
||
(grafika alternative) (përdorni “2”), ose fare (përdorni “0”).
|
||
|
||
WIDTH 15
|
||
HEIGHT 5
|
||
|
||
KEY 49 1.0 ` ~ ` ~ 0
|
||
KEY 10 1.0 1 ! ¡ ¹ 0
|
||
KEY 11 1.0 2 @ ² ˝ 0
|
||
KEY 12 1.0 3 # · ³ 0
|
||
KEY 13 1.0 4 $ ¤ £ 0
|
||
KEY 14 1.0 5 % € ¸ 0
|
||
KEY 15 1.0 6 ^ ¼ ^ 0
|
||
...
|
||
KEY 21 1.0 = + × ÷ 0
|
||
KEY 22 2.0 DELETE DELETE DELETE DELETE 0
|
||
|
||
NEWLINE
|
||
|
||
KEY 23 1.5 TAB TAB TAB TAB 0
|
||
KEY 24 1.0 q Q ä Ä 1
|
||
KEY 25 1.0 w W å Å 1
|
||
KEY 26 1.0 e E é É 1
|
||
KEY 27 1.0 r R ® ® 1
|
||
...
|
||
|
||
NEWLINE
|
||
|
||
# Shigjeta për majtas do ta kthejë te tastiera e mëparshme
|
||
KEY 2 1.0 <- <- <- <- 0
|
||
|
||
KEY 133 2.0 Cmp Cmp Cmp Cmp 0
|
||
|
||
# The ALT or ALTGR keys are used in 'im' (input methods) to switch the
|
||
input mode
|
||
KEY 64 2.0 Alt Alt Alt Alt 0
|
||
|
||
# Tasti Hapësirë
|
||
KEY 65 7.0 SPACE SPACE SPACE SPACE 0
|
||
|
||
KEY 108 2.0 AltGr AltGr AltGr AltGr 0
|
||
|
||
# Shigjeta për majtas do ta kthejë te tastiera pasuese
|
||
KEY 1 1.0 -> -> -> -> 0
|
||
|
||
Vini re këtu se tastet alfabetikë ([Q], [W], etj.) do të preken nga [CapsLock],
|
||
ndërsa taste numerikë ([1], [2], etj.), [Tasti Hapësirë], e me radhë, nuk do të
|
||
preken.
|
||
|
||
Kode tastesh deri te “8” rezervohen për përdorim të brendshëm. Ata në përdorim
|
||
aktualisht përshkruhen më poshtë.
|
||
|
||
* 0 — buton i zbrazët
|
||
* 1 — skema pasuese (per the layout file's "keyboardlist" setting)
|
||
* 2 — skema e mëparshme (per the layout file's "keyboardlist" setting)
|
||
|
||
Kartelë skeme tastiere (“us-intl-altgr-dead-keys.keymap”)
|
||
|
||
This file defines which numeric keycodes (seen in the keyboard layout files,
|
||
such as "qwerty.h_layout" described above) should be mapped to which actual
|
||
characters that an application such as Tux Paint expects to receive when keys
|
||
(e.g., on a real keyboard) are pressed.
|
||
|
||
If you're using an operating system such as Linux, which runs X-Window and has
|
||
the "xmodmap" command-line tool available, you can run it with the ("print
|
||
keymap expressions" option, "-pke", to generate a keymap file.
|
||
|
||
keycode 9 = Escape NoSymbol Escape Escape
|
||
keycode 10 = 1 exclam exclamdown onesuperior 1 exclam 1 exclam NoSymbol
|
||
onesuperior
|
||
keycode 11 = 2 at twosuperior dead_doubleacute 2 at 2 at onehalf
|
||
twosuperior
|
||
keycode 12 = 3 numbersign periodcentered threesuperior dead_macron
|
||
periodcentered
|
||
...
|
||
keycode 52 = z Z ae AE Arabic_hamzaonyeh asciitilde guillemotright NoSymbol
|
||
Greek_zeta Greek_ZETA U037D U03FF
|
||
keycode 53 = x X x X Arabic_hamza Arabic_sukun guillemotleft NoSymbol
|
||
Greek_chi Greek_CHI rightarrow leftarrow
|
||
keycode 54 = c C copyright cent Arabic_hamzaonwaw braceright Greek_psi
|
||
Greek_PSI copyright
|
||
keycode 55 = v V v V Arabic_ra braceleft Greek_omega Greek_OMEGA U03D6
|
||
keycode 56 = b B b B UFEFB UFEF5 Greek_beta Greek_BETA U03D0
|
||
keycode 57 = n N ntilde Ntilde Arabic_alefmaksura Arabic_maddaonalef
|
||
Greek_nu Greek_NU U0374 U0375
|
||
keycode 58 = m M mu mu Arabic_tehmarbuta apostrophe Greek_mu Greek_MU U03FB
|
||
U03FA
|
||
keycode 59 = comma less ccedilla Ccedilla Arabic_waw comma comma less
|
||
guillemotleft
|
||
keycode 60 = period greater dead_abovedot dead_caron Arabic_zain period
|
||
period greater guillemotright periodcentered
|
||
keycode 61 = slash question questiondown dead_hook Arabic_zah
|
||
Arabic_question_mark slash question
|
||
keycode 62 = Shift_R NoSymbol Shift_R Shift_R
|
||
...
|
||
|
||
Composemap file ("en_US.UTF-8_Compose")
|
||
|
||
This file describes single characters that can be composed by multiple inputs.
|
||
For example, "[Hartoni]" followed by "[A]" and "[E]" can be used to create the
|
||
"æ" character.
|
||
|
||
The file that comes with Tux Paint is based on the US English UTF-8 (Unicode)
|
||
composemap that comes with X.Org's X Window system. The current version from
|
||
the Xlib library has a web located page at https://www.x.org/releases/current/
|
||
doc/libX11/i18n/compose/en_US.UTF-8.html.
|
||
|
||
Kartelë përcaktimesh simbolesh tastesh (“keysymdef.h”)
|
||
|
||
This file (which is a C programming language header file) is also from the X
|
||
Window System. It defines the Unicode values of each keycap (e.g., "XK_equal"
|
||
corresponds to "U+003D", for the character "=" ("EQUALS SIGN").
|
||
|
||
💡 Shënim: Kjo kartelë nuk përpilohet brenda Tux Paint-ti vetë, lexohet dhe
|
||
përtypet gjatë xhirimit të programit.
|
||
|
||
Ka fare pak gjasa që për këtë kartelë të duhen ndryshime.
|
||
|
||
Mjete Magjike
|
||
|
||
Mjetet Magjike të Tux Paint-it janë pjesë software-i, jashtë aplikacionit
|
||
kryesor Tux Paint, të cilat ngarkohen si “shtojca”, kur hapet aplikacioni dhe
|
||
ndërveprojnë me programin duke përdorur një Ndërfaqe Programimi Aplikacionesh
|
||
(Application Programming Interface (API)) të caktuar. Shtojcat që vijnë me Tux
|
||
Paint-in (si dhe vetë Tux Paint-i) janë shkruar në gjuhën C të programimit.
|
||
|
||
Consult the Magic Tool Plugin API Documentation to learn how to write your own.
|
||
|