tuxpaint-pencil-sharpener/docs/sq_AL.UTF-8/ADVANCED-STAMPS-HOWTO.txt

313 lines
18 KiB
Text
Raw Blame History

This file contains ambiguous Unicode characters

This file contains Unicode characters that might be confused with other characters. If you think that this is intentional, you can safely ignore this warning. Use the Escape button to reveal them.

Tux Paint
version 0.9.33
“Si-të” të Thelluara rreth Stampash
Të drejta kopjimi © 2006-2024 nga Albert Cahalan dhe të tjerë; shihni
AUTHORS.txt.
https://tuxpaint.org/
28 shkurt 2024
+---------------------------------------------+
| Pasqyrë e Lëndës |
|---------------------------------------------|
| * Rreth kësaj “Si-të”-je |
| * Zgjedhja e figurës është kyçe |
| * Përgatitni maskën |
| * Zëvendësoni thekë dhe piksela hedhurinë |
| * Ruajeni figurën për Tux Paint-int |
+---------------------------------------------+
-------------------------------------------------------------------------------
-------------------------------------------------------------------------------
Rreth kësaj “Si-të”-je
Kjo “Si-të” merr të mirëqenë se dëshironi të krijoni një stampë Tux Paint
të shkëlqyer, në formatin PNG, që nga një figurë JPEG (p.sh., një foto
dixhitale). Ka metoda më të lehta dhe më të shpejta, që prodhojnë cilësi më
të ulët.
Kjo “Si -të” merr të mirëqenë se po merreni me objekte të marrtë normalë.
Puna me objekte gjysmë të tejdukshëm (zjarr, fletë ventilatori në lëvizje,
tullumbace fëmije), ose me objekte që prodhojnë dritë (zjarr, llambë,
diell) bëhet më mirë me programe enkas. Figurat me sfonde të përsosur
ngjyrash të plota bëhem gjithashtu më mirë me programe enkas, por sjanë të
zorshme për tu bërë si vijon.
-------------------------------------------------------------------------------
Zgjedhja e figurës është kyçe
Licencë
Nëse dëshironi të parashtroni vepra te zhvilluesit e Tux Paint-it për
ti marrë në shqyrtim për përfshirje te projekti zyrtar, ose nëse doni
të hidhni në qarkullim variantin tuaj të Tux Paint-it, paketuar me
punët tuaja grafike, ju duhet një pamje që është në pajtim me GNU
General Public License të përdorur nga Tux Paint-i.
Figura të prodhuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
janë Pronësi Publike, por kini parasysh se qeveria e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës ndonjëherë përdor figura të tjera në web. Kërkime
në figura Google përshi site:gov, ose site:mil do të sjellin plot
figura të përshtatshme. (Shënim: edhe sajtet *.mil përfshijnë lëndë jo
ushtarake!)
Figurat tuaja mund të vendosen nën Përkatësi Publike, ose nën një
licencë të përshtatshme, bie fjala, Creative Commons CC0 duke deklaruar
një gjë të tillë. (Paguani një avokat, nëse ju duket se keni nevojë për
këshillim ligjor.)
Për përdorim personal, çfarëdo figure që mund ta ndryshoni dhe përdorni
në mënyrë të ligjshme, sduhet të jetë problem.
Madhësi dhe Orientim Figure
Ju duhet një figurë që ka një orientim të dobishëm. Perspektiva është
armik. Figura që shfaqin një objekt nga qoshja, janë të vështira për
ti vënë në një vizatim të hijshëm. Si rregull i përgjithshëm, më të
mirat janë pamjet anësore telefoto. Ideali i pamundur është që, për
shembull, dy rrotat e një automjeti të jenë të fshehura në mënyrë të
përsosur pas dy të tjerave.
Rrotullimi i një figure mund ta bëjë këtë të turbullt, veçanërisht kur
e rrotulloni vetëm me pak gradë. Më të mirat janë figurat që skanë
nevojë për rrotullim, pas tyre vijnë figurat që duan shumë rrotullim
(30 deri në 60 gradë) dhe më të këqijat janë ato që duan vetëm pak
gradë rrotullim. Rrotullimi do ta bëjë gjithashtu më të errët një
figurë, ngaqë shumica e programeve të përpunimit të figurave janë shumë
kqe kur vjen puna te trajtimi gama. (Rrotullimi është i ligjshëm vetëm
për figura me gama=1.0.)
Figurat shumë të mëdha janë më dorëlëshuar ndaj gabimeve dhe, pra, më
të lehtë për të punuar me to. Nëse mundeni, zgjidhni një figurë me një
objekt që është mbi 1000 piksela në një drejtim. Këtë mund ta tkurrni
më vonë, për të fshehur gabimet tuaja.
Sigurohuni që figura sështë shumë me kokrriza, e errët apo e shpëlarë.
Kini mendjen te duart dhe rrotat. Nëse janë fshehur pas diçkaje, do
tju duhet të vizatoni të reja. Nëse është fshehur vetëm njëra, mund të
jeni në gjendje të kopjoni tjetrën, si zëvendësim.
-------------------------------------------------------------------------------
Përgatitni Figurën
Së pari, sigurohuni se shmangni riruajtjen e figurës si një JPEG. Kjo
shkakton humbje cilësie. Ka një mjet të posaçëm, të quajtur jpegtran që ju
lejon të kopjoni një figurë pa humbje të cilësisë së zakonshme.
jpegtran -trim -copy none -crop 512x1728+160+128 < src.jpg >
cropped.jpg
Silleni atë figurë te përpunuesi juaj i figurave. Nëse se keni qethur
ende, mund të zbuloni që përpunuesi juaj i figurave është shumë i ngadaltë.
Rrotullojeni dhe qetheni figurën sipas nevojave. Ruajeni figurën — zgjidhni
cilindo format të brendshëm të programit që mbulon shtresa, maska, alpha,
etj. Përdoruesit e GIMP-it duhet të zgjedhin “XCF” dhe ata të Adobe
Photoshop-it duhet të zgjedhin “PSD”, për shembull.
Nëse te përpunuesi juaj i figurave e rrotulluat apo qethët figurën, tani
sheshojeni. Ju duhet të keni vetëm një shtresë RGB pa maskë, ose alfa.
Hapni kutinë e dialogëve për shtresat. Përsëdyteni disa herë shtresën e
vetme. Nga sipër poshtë, do tju duhet diçka si kjo:
1. figurë e pandryshuar (nëse mundeni, mbrojeni nga shkrimi)
2. një figurë që do ta ndryshoni — shtresa “punë duke u bërë”
3. e gjelbër e plotë (nëse mundeni, mbrojeni nga shkrimi)
4. fuksia e plotë (nëse mundeni, mbrojeni nga shkrimi)
5. figurë e pandryshuar (nëse mundeni, mbrojeni nga shkrimi)
Jepini shtresës së punës që po bëhet (PQPB) një maskë fillestare të
papërpunuar mirë. Mund të filloni me një përzgjedhje, ose duke përdoru
vlerën e shkallës së grisë së shtresës PQPB. Maskën mundeni ta ktheni
përmbys.
Kujdes: pasi të keni maskën, smund ta rrotulloni, ose ripërmasimi figurën
si normalisht. Kjo do të shkaktonte humbje të dhënash. Do tju jepen
udhëzime speciale ripërmasimi më vonë.
-------------------------------------------------------------------------------
Përgatitni maskën
Get used to doing [Tasti Kontroll]-click and [Alt]-click on the thumbnail
images in the layers dialog. You will need this to control what you are
looking at and what you are editing. Sometimes you will be editing things
you can't see. For example, you might edit the mask of the WIP layer while
looking at the unmodified image. Pay attention so you don't screw up.
Always verify that you are editing the right thing.
Caktoni një figurë të pandryshuar si ajo që do të shihni (e sipërmja faqe
është më e kollajta). Caktoni maskën PDB si ajo që do të përpunoni. Në një
farë çasti, ndoshta jo menjëherë, duhet ta zmadhoni figurën rreth 400% (çdo
piksel i figurës shihet dhe përpunohet si një bllok 4x4 piksela në ekranin
tuaj).
Përzgjidhni pjesët e figurës që duhet të jenë 100% të marrta, ose 0% të
marrta. Nëse mund të përzgjidhni objektin, ose sfondin deri diku me
përpikëri sipas ngjyrësh, bëjeni. Siç është e nevojshme për të shmangur
përzgjedhje të çfarëdo pikseli që duhet të jetë pjesërisht i marrtë
(përgjithësisht në skajin e objektit) duhet të zmadhoni, tkurrni dhe
përmbysni përzgjedhjen.
Mbushini zonat 100% të marrta me të bardhë dhe zonat 0% të marrta me të
zezë. Kjo bëhet më lehtë me teknikën merr-dhe-vër që nga treguesi i ngjyrës
së përparme/të pasme. Sduhet të shihni të ndodhë ndonjë gjë, ngaqë po
shihni shtresën e figurës së papërpunuar, teksa po përpunoni maskën e
shtresës. Ndryshime të mëdha mund të jenë të dukshme te miniatura.
Tani duhet të jetë zmadhuar.
Kontrolloni punën tuaj. Fshihni shtresën e epërme të figurës së
pandryshuar. Shfaqni thjesht maskën, që duhet të jetë një objekt i bardhë
në një sfond të zi (me shumë gjasa me gri të papërpunuar anëve). Tani
shfaqni normalisht shtresën PDB, që maska të jetë aktive. Kjo duhet të
shfaqë objektin tuaj përsipër shtresës pasuese më të lartë të aktivizuar,
që duhet të jetë e gjelbra, ose fuksia, siç duhet për maksimumin e
kontrastit. Mund të doni të kaloni nga njëri te tjetri në këto sfonde, duke
klikuar në mënyrë të përsëritur për të aktivizuar/çaktivizuar shtresën e
gjelbër. Ndreqni çfarëdo problemi të dukshëm, duke përpunuar maskën, teksa
shihni atë.
Kthehuni te parja e shtresës së epërme të pandryshuar, teksa përpunoni
maskën e PDB-së. Zgjidhni penelin si mjetin tuaj të vizatimit. Si penel
zgjidhni një rreth të vockël të turbullt. Madhësia 5x5 është mirë për
shumicën e përdorimeve.
Pa ju dridhur dora, përvijoni figurën. Përdorni të zezë përreth pjesës së
jashtme dhe të bardhë përreth të brendshmes. Shmangni bërjen e më shumë se
një kalimi pa ndërruar ngjyra (pra dhe anë).
Flip views a bit, checking to see that the mask is working well. When the
WIP layer is composited over the green or magenta, you should see a tiny
bit of the original background as an ugly fringe around the edge. If this
fringe is missing, then you made the object mask too small. The fringe
consists of pixels that are neither 100% object nor 0% object. For them,
the mask should be neither 100% nor 0%. The fringe gets removed soon.
Shihni dhe përpunoni maskën. Përzgjidhni sipas ngjyrash, duke zgjedhur të
zezë ose të bardhë. Sipas shumicës së gjasave do të shihni quka që sjanë
tamam ngjyra e pritur. Përmbyseni përzgjedhjen, mandej ngjyrosini këto me
mjetin laps. Bëjeni këtë veprim për të zezën dhe për të bardhën.
-------------------------------------------------------------------------------
Zëvendësoni thekë dhe piksela hedhurinë
Ende duke parë maskën, përzgjidhni sipas ngjyrash. Zgjidhni të zezën.
Tkurreni përzgjedhjen me disa piksela, duke u kujdesur që të MOS tkurrni që
nga skajet e maskës (tkurrja ju ndihmo të shmangni gabime dhe ti
eleminoni).
Tani çaktivizoni maskën. Shihni dhe përpunoni shtresën PDB të pamaskuar.
Duke përdorur mjetin e zgjedhjes së ngjyrës, zgjidhni një ngjyrë që është e
përdorur mesatarisht për objektin. Tërhiqeni dhe lëreni këtë ngjyrë te
përzgjedhja, duke hequr kështu shumicën e pikselave që sjanë të objektit.
Kjo ngjyrë e plotë do të ngjishet mirë dhe do të ndihmojë të parandalohet
thekë të shpifur të ngjyrosur, kur Tux Paint-i e zvogëlon figurën. Nëse
skaji i objektit ka ngjyra të shumta që ndryshojnë shumë njëra nga tjetra,
duhet ta ndani në pjesë përzgjedhjen tuaj, që të mund të ngjyrosni sfondin
aty pranë të jetë i ngjashëm.
Now you will paint away the existing edge fringe. Be sure that you are
editing and viewing the WIP image. Frequent layer visibility changes will
help you to see what you are doing. You are likely to use all of:
+ composited over e gjelbër (mask enabled)
+ composited over fuksia (mask enabled)
+ origjinali (shtresë e epërme ose e poshtme)
+ composited over origjinali (mask enabled)
+ shtresa PDB e papërpunuar ( maska e çaktivizuar)
Për të ulur rastet e aksidenteve, mund të doni të përzgjidhni vetëm ata
piksela që sjanë gri te maska. (Përzgjidhni sipas ngjyrash nga maska,
zgjidhni të zezën, mënyra shtim, zgjidhni të bardhën, përmbyseni. Ndryshe,
Përzgjidhni krejt, përzgjidhni sipas ngjyrës nga maska, mënyra heqje,
zgjidhni të zezën, zgjidhni të bardhën.) Nëse bëni kështu, ka shumë gjasa
të mund të doni të zgjeroni paksa përzgjedhjen dhe/ose të fshihni vijat
“milingona që baresin” që shenjon përzgjedhjen.
Përdorni mjetin e klonimit dhe mjetin penel. Ndryshojeni shkallën e
patejdukshmërisë sipas nevojës. Përdorni kryesisht penela të vegjël të
rrumbullakët, ndoshta 3x3 ose 5x5, të turbullt ose jo. Përgjithësisht është
mirë të çiftohen penela me patejdukshmëri 100% me penela jo të turbullt me
rreth 70% patejdukshmëri.) Mënyra jo të zakonshme vizatimi mund të jenë të
dobishme me objekte gjysmë-të-tejdukshëm.
Qëllimi është të hiqen thekët e skajeve, si brenda ashtu edhe jashtë
objekteve. Thekët e brendshëm, të dukshëm kur objekti është hartuar
përsipër fuksias ose të gjelbrës, duhen hequr për arsye të kuptueshme.
Thekët e jashtë duhet hequr gjithashtu ngaqë do të bëhen të dukshëm kur
figura zvogëlohet. Si shembull, le të marrim një rajon 2x2 piksela në skaj
të një objekti me anë të mprehta. Gjysma e majtë është e zezë dhe 0% e
marrtë. Gjysma e djathtë është e bardhë dhe 100% e marrtë. Pra, kemi një
objekt të bardhë në një sfond të zi. Kur Tux Paint-i e zvogëlon këtë në 50%
(një zonë 1x1 piksel), përfundimi do të jetë një piksel gri 50% i marrtë.
Përfundimi i saktë do të ishte një piksel i bardhë 50% i marrtë. Për të
marrë këtë përfundim, do të duhej të ngjyrosnim paint away pikselat e zinj.
Ata kanë rëndësi, pavarësisht se janë 0% të marrtë.
Tux Paint-i mund të zvogëlojë figura sipas një koeficienti shumë të madh,
ndaj është e rëndësishme të zgjeroni jo pak skajin e objektit tuaj drejt
kahut jashtë. Mu te skaji i objektit tuaj, duhet të jeni shumë të përpiktë
me këtë. Teksa i largoheni për jashtë objektit, mund As you go outward away
from the object, you can get a bit sloppy. Është e arsyeshme të ngjyrosni
drejt jashtë me një duzinë pikselash, a më tepër. Sa më larg shkoni, aq më
mirë do të zvogëlojë Tux Paint-i pa krijuar thekë të shpifur të ngjyrosur.
Për zona që janë më tepër se pak piksela larg skajit të objektit, duhet të
përdorni mjetin laps (or sloppy select with drag-and-drop color) për të
garantuar se përfundimi do të ngjishet mirë.
-------------------------------------------------------------------------------
Ruajeni figurën për Tux Paint-int
Është shumë kollaj të rrënoni punën tuaj të vështirë. Përpunuesit e
figurave mund të shkatërrojnë pa u ndjerë piksela në zona 0% të marrta.
Kushtet nën të cilën ndodh kjo mund të jenë të ndryshme nga versioni në
version. Nëse keni besim në vete, mund të provoni ta ruani figurën tuaj
drejt e si PNG. Mos harroni për ta rihapur, për të verifikuar se zonat 0%
të marrta su shndërruan në të zeza, ose të bardha, çka do të krijonte
thekë, kur Tux Paint-i të ripërmasojë figurën me zvogëlim. Nëse ju duhet të
ripërmasoni figurën tuaj, për të kursyer vend (dhe për të fshehur gabimet
tuaja), të jeni thuajse i sigurt se do të shkatërroni krejt zonat 0% të
marrta. Ndaj, ja një mënyrë më e mirë…
Një Mënyrë Më e Parrezik për Ruajtje
Tërhiqeni maskën prej dialogut të shtresave te pjesa e papërdorur e
panelit (fill pas mjetit të fundit të vizatimeve). Kjo do të krijojë
një figurë të re të përbërë nga një shtresë që përmban të dhënat e
maskës. Ripërmasojeni si doni, duke mos harruar rregullimet që
përdorni. Shpesh, duhet të filloni me një figurë që është 700 deri në
1500 nga ana në anë dhe të përfundoni me një që është 300 deri në 400.
Ruajeni figurën e maskës si një kartelë NetPBM të bartshme (“.pgm”).
(Nëse po përdorni një hedhje të vjetër në qarkullim të GIMP-it, mund
tju duhet ta shndërroni figurën në shkallë të grisë, para se të mund
ta ruani.) Zgjidhni formatin më kompakt “RAW PGM”. (Shenja e dytë e
kartelës duhet të jetë shifra ASCII “5”, hex byte 0x35.)
Mund ta mbyllni figurën maskë.
Pasi të ktheheni te figura me shumë shtresa, përzgjidhni tani shtresën
PDB. Siç bëtë me maskën, tërhiqeni këtë nga dialogu i shtresave te
paneli. Duhet të përfitoni një figurë me një shtresë me të dhënat tuaja
prej PDB-së. Nëse erdhi edhe maska, hiqeni prej aty. Duhet të shihni
objektin dhe anët ct and the painted-away surroundings, pa miniaturë
maske te dialogu i shtresave. Nëse e ripërmasuat maskën, atëherë
përmasoni saktësisht në të njëjtën mënyrë këtë figurë. Ruajeni këtë
figurë si një kartelë NetPBM (“.ppm”). (Shënim: .ppm, jo .pgm.) (Nëse
zgjidhni formatin RAW PPM, bajtu u dytë i kartelës duhet të jetë shifra
ASCII “6”, hex byte 0x36.)
Tani duhet të përzieni dy kartelat në një. Bëjeni këtë me urdhrin
pnmtopng, kështu:
pnmtopng -force -compression 9 -alpha mask.pgm fg.ppm >
final-stamp.png